Këngëtari italian, koncert për Shqipërinë

Është organizuar koncert për ta ndihmuar shqipërinë.

ShowBiz

27/11/2019 18:29

Një koncert për të ndihmuar Shqipërinë e goditur nga tërmeti.

Enzo Ghinazzi, i njohur me emrin e artit Pupo, është ndër të parët nga këngëtarët italianë që përcjell mesazh në Instagram e Twitter për popullin shqiptar, transmeton lapsi.

‘Kam punuar në Shqipëri dhe kam njohur forcën, besnikërinë, bujarinë e popullit shqiptar. T’i bëjmë ta ndjejnë gjithë miqësinë e afërsinë tonë në këtë moment të tmerrshëm’, shkruan këngëtari. I pyetur më pas nga Corriere di Arezzo, Pupo thotë se është i gatshëm ‘për çdo iniciativë serioze profesionale në mbështetje të Shqipërisë. Si personale, ashtu edhe me kolegët e tjerë’.

‘Jam gati të jap një koncert dhe të gjitha të ardhurat të shkojnë për atë popull me të cilin jetova gjashtë muaj’.

Eksperienca e Pupos në Shqipëri ka qenë pesë vjet më parë, kur pranoi ofertën e Agon Channel, në nëntor 2014.