Këngëtari i njohur pas solidarizimit me personat me ngjyrë: Jetët e shqiptarëve vlejnë

Një tjetër artist reagoi pas solidarizimit të shqiptarëve me protestuesit në Amerikë.

ShowBiz

02/06/2020 17:21

Ditët e fundit po mbahen protesta të mëdha në Amerikë, pas vrasjes së George Floyd, shkruan lajmi.net.

Emra të njohur nga e gjithë bota po iu bashkohen kampanjave të ndryshme, që kanë për qëllim solidarizimin me personat me ngjyrë.

Madje, disa prej këngëtarëve me famë botërore, kanë dhuruar edhe donacione me shuma të mëdha parash.

Motos “Black lives matter” i janë bashkuar së fundi edhe këngëtarët shqiptarë, por këngëtari Landi Hysi reagoi duke thënë se edhe jetët tona vlejnë.

“JETËT E SHQIPTARËVE VLEJNË”, ka shkruar ai në postimin që e bëri në Instagram. /Lajmi.net/