Këngëtari i njohur konfirmon performimin në koncertin e Capital T

Sot në Tiranë mbahet koncerti 'Time Capsule' nga Capital T.

ShowBiz

20/09/2019 10:19

Pritjes po i vjen fundi, Capital T pritet që sot të mbaj koncertin ‘Time Capsule’ në Tiranë ku bashkë me të do performojnë edhe disa emra të njohur për muzikën shqiptare, shkruan lajmi.net.

Përveç Alban Skenderaj, 2po2 tani edhe një këngëtarë tjetër ka konfirmuar pjesëmarrjen. Bëhet fjalë për Yll Limanin i cili përmes një postimi në ‘Twitter’ bëri të ditur performimin.

Kujtojmë se dyshja vite më parë kishin bashkëpunuar për këngën ‘Une’ një projekt ky që numëron miliona klikime në Youtube. /Lajmi.net/