Këngëtari i njohur anulon turneun botëror për shkak të pandemisë COVID-19

Pandemia ka treguar efektet edhe në industrinë e argëtimit.

ShowBiz

04/04/2020 10:21

Turne, premiera filmi, festivale,  e shumë të tjera janë anuluar për shkak të përhapjes së koronavirusit, shkruan lajmi.net.

Një tjetër artist që u detyrua ta anulojë turneun është Niall Horan, i cili këtë lajm e konfirmoi përmes një postimi në Instagram.

“Duke pasur parasysh rrethanat e pashembullta kam vendosur të mos ec përpara me turneun botëror. Ky ishte një vendim i vështirë, por mirëqenia e ndjekësve të mi dhe e familjes së turneut është gjithmonë përparësia ime kryesore”, ka shkruar  ndër të tjera ai.

“Duke mos qenë në gjendje të bëj një turne për atë që është në të vërtetë shumica e vitit 2020, nuk ndjehem mirë dhe më vjen shumë keq për të gjithë ju njerëz të mahnitshëm që keni blerë bileta. Mezi pres të jem në gjendje të sjell muzikë të re dhe një turne të ri për të gjithë adhuruesit e mi nëpër botë në vitin 2021”, përfundon Niall. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B-hr92DnDmL/