Këngëtari amerikan vdes në moshën 83 vjeçare, ishte i prekur me COVID-19

Këngëtari dhe aktori Trini Lopez ka vdekur në moshën 83 vjeçare.

ShowBiz

12/08/2020 11:16

Trini Lopez, i cili ishte i njohur për hitin e tij “If I Had a Hammer”, ka vdekur. Ai ishte 83 vjeç, shkruan Fox News, transmeton lajmi.net.

Miku dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Lopez, Joe Chavira konfirmoi vdekjen për Fox News të martën dhe shpjegoi se ai vdiq për shkak të komplikimeve nga koronavirusi.

Sipas Chavira, Lopez kishte qenë “brenda dhe jashtë” i spitalit për rreth dy muaj dhe ishte duke punuar në një televizion lokal 30-minutësh special për të mbledhur fonde për bankat e ushqimit, të cilat janë në situatë të rënduar për shkak të ndikimit ekonomik të pandemisë.

Lajmi fillimisht u raportua nga revista Palm Springs Life, e cila përfshinte zonën ku ai kishte jetuar për një kohë të gjatë, përmes një postimi në Instagram ku shfaqej një foto e Lopez që mbante një çekiç gjigant si një kitarë.

“Trini Lopez, i cili ka jetuar në Palm Springs që nga vitet 1960, vdiq më 11 gusht”, thuhet në njoftim. Një nga këngët e njohura nga albumi i tij i 1963 ishte ‘If I have a Hammer’. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CDwo-o3H3Lm/