Këngëtarët shqiptarë që nuk pushuan së kënduari për lirinë e vendit

19 vite më parë ka qenë historia më e tmerrshme e njëkohësisht edhe më e rëndësishme për të gjithë shtetin e Kosovës.

ShowBiz

16/06/2018 14:08

Jo më kot, viti 1999 cilësohet si viti i çlirimit të Kosovës nga okupimi serb, ku pikërisht atëherë dhanë jetën mijëra njerëz për lirinë që populli shqiptar e gëzon tani, shkruan lajmi net.

Kur jemi në fillim të qershorit, padyshim se ajo që na bie në mend është koha kur shqiptarët kanë humbur njerëzit e tyre më të dashur, e mos t’flasim për torturat që ne si shtet kemi përjetuar.

Duke qenë se janë data me rëndësi që nga 11 qershori në vendin tonë festohet çlirimi i popullit me aktivitete nga më të ndryshmet.

Të gjitha këto segmente të jetës më së miri janë përkufizuar me anë të këngës shqipe, në forma dhe trajta të llojllojshme të cilat mund të shoqërohen me dhembje e shqetësime shpirtërore, shkruan lajmi net.

Të shumtë janë artistët që i kënduan lirisë së vendit prandaj meritojnë që të nderohen nga i gjithë populli.

 

Shkurte Fejza, Ilir Shaqiri, Shaqir Cërvadiku, Violetë Kukaj dhe Leonora Jakupi janë vetëm disa prej artistëve që i kënduan lirisë.

Shkurte Fejza

YouTube player
YouTube player

Nuk është e rastësishme nëse këtë histori të vendit e përcjellin këngët e artistes së madhe shqiptare, Shkurte Fejza.

Ajo lirshëm mund të thuhet se është zëri i kombit të vet dhe me këtë fjali sintetizohet jo vetëm rruga por edhe trendi, pasi këngët për lirinë, pavarësinë dhe atdheun zënë vendin më kryesor tek ajo.

Nuk ka njeri të dytë, që mund të këndojë aq shumë si Shkurta e sidomos me kaq dashuri dhe përkushtim për vendin e saj.

Këngëtarja Fejza, cilësohet si artistja më e madhe në Shqiptari me më së shumti albume, duke përfshirë patriotizmin në masë të madhe.

Në aso kohë të vështira, thuhet se në vitin 1984 në Radio Prishtina prej votës së dëgjueshme ajo fitoi Mikrofonin e Artë, por që drejtuesit serb të radios nuk ia dhanë kurrë.

Ndërkaq, në vitin 1999, së bashku me kompozitorin Kolë Susaj, do të realizonin albumin “Për mëmëdhenë”, album ky që mbeti peng sot e asaj dite.

“Ah Kosova jonë”, “E kam emrin kosovar”, “Oj Kosovë nana ime”, “Mbahu nënë mos ke frikë”, “Dy Kosova”, “Pavarësia”, “Agim Ramadani”, janë këngët e Shkurtës dedikuar vendit dhe gjithë shqiptarisë.

Ilir Shaqiri

YouTube player
YouTube player

Përmes projekteve, Ilir Shaqiri mund të quhet si epitomë e Lirisë, ai luftës i këndoi me zemër duke prekur dhe nderuar emrat e mëdhenj të kombit.

Këngëtari Shaqiri, tashmë njihet për karrierën e bujshme profesionale me këngë e hite të shumta, duke mos munguar edhe ato për luftën dhe lirinë e Kosovës.

Në vitin 1988, Shaqiri publikoi albumin e parë “Djem Petrita Ka Rrit Drenica”, në 1989 ka publikuar “Luma e Kuqe ka lidh bes” dhe “Falë të qoftë gjaku Kosovë”, po ashtu në vitin 1998 ai ka mbajtur rreth 68 koncerte në përkrahje të UÇK-së nëpër Evropë.

Prej viteve 1999 deri në vitin 2003, Iliri ka publikuar një mori albumesh kushtuar ngjarjeve që kanë ndodhur në Kosovë, përgjatë asaj kohe.

Në bazë të krijimtarisë të panumërt, ai ka thyer zemrat e shumë shqiptareve me tekstet e thella dhe mënyrën si i ka trajtuar, shkruan lajmi net.

“Sërish vjen marsi”, “Lulja e Koshares”, “Komandant”, “Drenica ime”, “Këngë për Agim Ramadanin”, “Kosova e Lirë” dhe “Plagët e lirisë”, janë një pakicë e projekteve patriotike të tij.

Shaqir Cërvadiku

YouTube player
YouTube player

“Cka po thot Adem Jashari”, “Kur na thrret Kosova”, “Drenica ime”, “Përmendoret e Lirisë”, “Dëshmori Rrahim Bajraktari”, janë pesë titujt e këngëve të artistit të njohur Shaqir Cërvadiku, të cilat në shikim të parë ju ngjallin njëfarë emocioni.

Duke u konsideruar si një kohë e vështirë, përmes këtyre këngëve janë rikujtuar të bëmat e nuk ka dyshim se edhe njerëzit që luftuan për një jetë të lirë që e posedojmë tani.

Shaqiri padyshim se renditet tek këngëtarët më të dashur të estradës, i cili me zërin e mrekullueshëm vazhdon t’i bëj njerëzit të ndjejnë muzikën e tij.

Me anë të këtyre këngëve ne sado pak mund të solidarizohemi me mijëra njerëzit që sakrifikuan për popullinë dhe lirinë.

Violetë Kukaj

YouTube player
YouTube player

Edhe pse pas një kohe të gjatë, Violetë Kukaj është rikthyer në muzikë disa nga këngët e vjetra mbesin të pavdekshme nga ana e saj.

Kur është fjala për fytyrat publike që i kënduan lirisë, nuk ka si të mungojë Violeta e cila vazhdimisht ka ngritur zërin për ngjarje të tilla.

“Ai është i gjallë”, “Drenica ime”, “Pavarësinë e gzoft Kosova”, “Moj Kosova nanë”, janë këngët legjendare të artistes Kukaj.

Projektet e saj e përshkruajnë dhe dëshmojnë më së miri, ata që se thonë dot fjalët për vitet e torturës në vendin tonë.

Leonora Jakupi

YouTube player
YouTube player

Ndonëse renditet në kategorinë e artisteve më të reja, këngëtarja nga Drenica, Leonora Jakupi ka realizuar dy këngë për liri, që mbeten në kujtesë akoma.

Pasi Drenica është një nga vendet me më së shumti masakra dhe njerëz të vrarë, Leonora nuk ka si të mos këndonte për vendin e saj.

“Mos ma prek ti shkja Drenicën”, “A vritet pafajësia”, janë tekstet më reale të këngëve, në të cilin tregohet tmerri i përjetuar në Kosovë.

Kur është pyetur nëse publikut do t’i sjell ndonjë projekt të ngjashëm me “A vritet pafajësia”, ka shprehur mëdyshje se do të mund të sjellte në tregun muzikorë diçka të tillë, por ka shtuar se po punon fort rreth kësaj.

Pavarësisht se nga gjeneratat e reja po kërkohet e dëgjohet një zhanër krejt tjetër i muzikës, dashuria dhe përkushtimi i këngëtarëve të lartcekur nuk është zbehur aspak. /Lajmi.net/

E.SH