Këngëtarët shqiptarë që me projekte muzikore morën milionat në 2018-ën

Këngëtarët shqiptarë çdo vit po vijnë më të përgatitur, andaj edhe 2018-ën nuk e kanë lëshuar të ju ikë pa lënë zhurmë.

ShowBiz

01/01/2019 14:09

Emrat e njohur të muzikës shqiptare edhe këtë vit kanë thyer rekord dëgjueshmërie me projektet e tyre muzikore të realizuara me shumë profesionalizëm, shkruan lajmi.net.

Të gjithë kemi rastisur t’i dëgjojmë zërat e disa këngëtarëve, qoftë në diskoteka, vetura, kafene, madje edhe në ambiente të punës.

Këngët ritmike kanë ngjallur interesim për argëtim e të tjerat kanë prekur shumë njerëz me tekstet tek të cilat kanë pasur mundësi ta gjejnë veten.

Nëse i bëjmë të gjitha bashkë përpilohet një listë e cila nxjerr këngët më të klikuara të vitit që po lëmë pas.

Pra, ne kemi bërë një hulumtim të vogël për të gjithë adhuruesit e muzikës shqipe dhe fansat e këngëtarëve që thyen rekord në vitin 2018 me klikime me projektet e tyre të lasuara në Youtube.

Kësaj liste padyshim se i prin hiti ‘Çika çika’ nga Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi për të vazhduar më pas me personazhet e tjera të cilët po ashtu kanë qenë shumë të dëgjuar gjatë 2018-ës.

Këta janë këngëtarët që thyen rekord klikimesh në vitin që lamë pas:

Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi – Çika çika

Këngëtarët Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi kanë bashkuar idetë për ta realizuar një projekt të përbashkët muzikor.

‘’Çika çika’’ titullohet kënga e cila në kanalin zyrtar në Youtube u publikua para shtatë muajsh dhe tani ka 69 milionë klikime.

Kjo këngë ani pse është publikuar herët edhe sot vazhdon të dëgjohet mjaft shumë.

36 milionë klikime i ka marrë edhe kënga e saj solo me titull ‘Çelësi i zemrës’ e edhe projektet solo të Ardian Bujupit po ashtu kanë qenë të suksesshme, mirëpo asnjëri prej këtyre nuk ia kanë kaluar suksesit të ‘Çika çika’.

YouTube player

Elvana Gjata dhe Ledri Vula – Mike

Edhe kënga e cila radhitet e dyta në bazë të suksesit me klikime është bashkëpunim.

Elvana Gjata dhe Ledri Vula kanë bërë bashkë idetë për këngën ‘Mike’ e cila u publikua para gjashtë muajsh e që sot gëzon 54 milionë klikime në Youtube.

Të dy këngëtarët kanë thyer edhe rekorde personale me projektet solo mirëpo ‘Mike’ mbetet hiti i 2018-ës, sigurisht pas asaj ‘Çika çika’ nga Xhensila dhe Ardian Bujupi.

YouTube player

Ghetto Geasy dhe Flori Mumajesi – Dashni me raki

44 milionë klikime në Youtube i ka marrë dueti mes Ghetto Geasyt dhe Flori Mumajesit. Kjo këngë u publikua para shtatë muajsh dhe vazhdon të dëgjohet akoma.

YouTube player

Ledri Vula dhe Lyricalson – Princess Diana

Pas këngës ‘Dashni me raki’ vjen ajo ‘Princess Diana’ në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe Lyricalson.

Kjo këngë u publikuara para gjashtë muajsh dhe tani ka grumbulluar 41 milionë klikime në kanalin zyrtar në Youtube.

YouTube player

Majk dhe Ghetto Geasy – Paris Milano

Bashkëpunimi mes anëtarëve të grupit ‘BabaStars’, Majk dhe Ghetto Geasyt ishte njëri ndër hitet e numëruara në 2018-ën.

Kënga ‘Paris Milano’ u publikua para gjashtë muajsh, në kohë paralele me duetin mes Elvana Gjatës dhe Ledri Vulës, mirëpo kjo këngë radhitet e treta në bazë të statistikave që kemi arritur ti nxjerrim.

‘Paris Milano’ aktualisht në Youtube kap shifrën e 35 milionë klikimeve.

YouTube player

Gjiko dhe Skerdi – Si Bugatti

Dueti tjetër i cili u mirëprit nga publiku ishte mes Gjikos dhe Skerdit.

‘Si Bugatti’ titullohet projekti i tyre muzikor i cili është publikuar para katër muajsh dhe tani në Yotutube është klikuar 33 milionë herë.

YouTube player

Dafina Zeqiri dhe Lumi B – Kalon

Bashkëpunimi i cili renditet i shtati me radhë për nga klikimet është ai mes Dafina Zeqirit dhe Lumi B.

Dyshja katër muaj më parë e kanë publikuar këngë ‘Kalon’ e cila renditet e katërta pas asaj ‘Paris Milano’ nga Majk dhe Ghetto Geasy dhe aktualisht në Youtube ka 31 milionë klikime.

YouTube player

Këto ishin vetëm disa nga projeketet muzikore të cilat kanë qenë padyshim hitet e vitit që e lam pas, e gjithë kjo bazuar në klikimet e shumta.

Përveç këtyre këngëve ka edhe projekte të tjera të artistëve shqiptarë të cilat janë mirëpritur nga publiku, mirëpo bazuar në klikimet në Youtube po del që bashkëpunimet mes emrave të ndryshëm po mirëpriten më shumë nga publiku sesa këngët solo./Lajmi.net/

A.A