Këngëtaret shqiptare dështojnë në MTV EMA 2016! Ja çfarë ndodhi me Dua Lipën & Bebe Rexhën

Është lakuar shumë emri i këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexha e cila u përzgjodh për të qenë mikpritësja e një eventi shumë të madh si, MTV EMA 2016.

ShowBiz

07/11/2016 10:29

Rexha jo vetëm do të qëndronte në skenë përgjatë gjithë mbrëmjes por edhe do të performonte hitin e saj “I GOT YOU”. Ajo gjithashtu ishte nominuar edhe në kategoritë për “Performancën më të mirë” si dhe “Artisti i ri më i mirë”.

Por çfarë ndodhi? Përveç pjesës që ajo drejtoi këtë mbrëmje të madhe, duket se për pjesën tjetër Rexha nuk e arriti suksesin e dëshiruar. Ajo jo vetëm që nuk fitoi në asnjërën nga kategoritë e lartpërmendura por sipas “Billboard” performanca e saj ishte më e dobëta e mbrëmjes, duke e rankuar në vend të fundit nga të gjitha performancat që u mbajtën.

Nga ana tjetër edhe këngëtarja Dua Lipa e cila ishte nominuar në kategorinë “Performancën më të mirë”, nuk arriti të triumfojë në fund.

Fat i keq për këngëtaret me origjinë shqiptare? Përgjigjet i mbeten kohës… /Blitz.al/