Këngëtarë e aktorë të njohur bashkojnë forcat për këngën “Earth”

17:54 | 19 Prill 2019

Lil Dicky ka publikuar këngën e re, në të cilën ka përfshirë pjesë të kënduar nga emra të njohur.

Himni i tokës gjithashtu përmban pjesë të kënduara nga Leonardo DiCaprio, Miley Cyrus, Katy Perry, Adam Levine, Charlie Puth, Wiz Khalifa, Snoop Dogg, Kevin Hart, Adam Levine, Sia dhe Ed Sheeran, shkruan Rolling Stone, transmeton lajmi.net.

Për tre vitet e fundit, Lil Dicky ka qenë duke e krijuar në heshtje një nga projektet më të mëdha për mjedisin, që prej “We Are The World” dhe ai tani e ka ndarë atë me publikun.

“Earth”, një këngë për nevojën e dëshpëruar për të ruajtur mjedisin para se të jetë tepër vonë, u prodhua nga Benny Blanco dhe Cashmere.

Ajo përmban pjesë të kënduara nga  Justin Bieber, Ariana Grande, Halsey, Zac Brown, Brendon Urie, Hailee Steinfeld, Wiz Khalifa , Lil Joury, Ed Sheeran, Meghan Trainor, Joel Embiid, Tory Lanez, John Legend, Snoop Dogg, Kevin Hart, Adam Levine, Shawn Mendes, Charlie Puth, Sia, Miley Cyrus, Bad Bunny, Psy, Kris Wu, Backstreet Boys dhe Leonardo DiCaprio.

Videoja e këngës është e animuar, ku yjet shfaqen si kafshë, ndërsa kënga bën thirrje për ruajtjen e tokës. /Lajmi.net/