Kënga “My head and my heart” e Ava Max renditet e para në botë në iTunes

Ava Max arrin një tjetër sukses të madh me këngën e re.

ShowBiz

03/03/2021 10:47

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, është emër që çdo ditë shënon suksese të reja në muzikë, shkruan lajmi.net.

Artistja, së fundi ka lansuar me videoklip këngën “My head and my heart”, e cila po shënon sukses të jashtëzakonshëm.

Me anë të postimeve, Ava Max ka njoftuar se ka arritur të renditet e para ndër këngë më të dëgjuara të momentit në iTunes.

“Numër një në iTunes! Çfarë! Ju dua të gjithëve, le të ecim përpara”, ka shkruar këngëtarja, e cila i është gëzuar shumë këtij suksesi.

Bashkë me foton ku tregoi renditjen e këngëve në iTunes, ajo postoi edhe një imazh ku shfaqet e veshur me kostum shumëngjyrësh teksa merrte poza para pasqyrës.

Ndryshe, në kanalin YouTube, kënga e Ava Max numëron mbi tre milionë klikime deri tani. /Lajmi.net/

YouTube player