Kënga e re nga One Direction po thyen çdo rekord të mundshëm

'Drag me Down' nga One Direction pritet të jetë kënga më e suksesshme e grupit deri më sot.

ShowBiz

03/08/2015 14:05

Kënga ‘Drag me Down’ nga One Direction thyen rekordin botëror në Spotify pasi në një ditë është luajtur 4.75 pas lansimit surprizë.

Kështu, kënga kalon hitin ‘See you again’ që më datën 17 prill është dëgjuar 4.26 milionë herë vetëm në Spotify, por kjo ishte pesë javl pas lansimit, transmeton Lajmi.net.

‘Drag me Down’ pritet të jetë kënga më e suksesshme e grupit deri më sot pasi deri tani kryeson shitjet në iTunes në 82 shtete dhe ka qenë tema më e folur në Twitter për dhjetë orë rresht, me 22 mijë tweetsa të dërguara çdo minutë./Lajmi.net