Kënga e re e Noizyt ndër më të dëgjuarat në këtë shtet
Pak orë pasi publikoi këngën e re, Noizy po shënon suksesin e parë.

ShowBiz
Reperi Noizy sot publikoi këngën e re me titull “Adrenalinë”, të cilën e solli në bashkëpunim me Mato Lalen, shkruan lajmi.net.
Kënga e tij po pritet mirë në orët e para të publikimit, duke marrë mbi 200 mijë klikime dhe komente të shumta nga fansat.
Përmes një postimi, reperi bëri të ditur se kënga është renditur e 13-ta në listën e këngëve “trending” në Itali.
Natyrisht se këtij suksesi i janë gëzuar pa masë dy artistët dhe presin që të ketë edhe më shumë suksese. /Lajmi.net/
