Kënga e re e Mozzik ‘diss’ për Loredanën?

Mozzik sapo ka publikuar duetin me Taynën.

ShowBiz

22/01/2020 12:31

Mozzik dhe Tayna sapo kanë publikuar me videoklip këngën “Edhe ti”, shkruan lajmi.net.

Kjo këngë gjatë ditës së djeshme u shpërnda në internet ilegalisht në versionin audio, ndërsa fansat menjëherë ishin të bindur se është ‘diss’ për Loredanën.

Vargjet e kësaj kënge flasin për lakminë ndaj parasë, ndaj theksohet edhe “ke mendu që dashuria është veç pare”.

Sapo publikoi në Instagram një video të këngës, të shumta ishin komentet për të, shumica prej tyre thonin që kjo këngë është ‘diss’ për Loredanën.

Se a ia dedikoi reperi ndonjë pjesë të vargjeve ish-partneres, mbetet të kuptohet ditëve në vijim. /Lajmi.net/

YouTube player