Kënga e re e Dua Lipës kryeson top-listat latine

Bashkëpunimi i ri i Dua Lipës po pritet shumë mirë.

ShowBiz

06/08/2020 19:02

Dua Lipa ka pak ditë që ka publikuar bashkëpunimin “Un dia”, në bashkëpunim me J.Balvin, Bad Bunny dhe Tainy, shkruan lajmi.net.

Pjesë e videoklipit të kësaj kënge ishte edhe aktorja e njohur Ursula Corbero, e njohur si Tokyo në serialin “La Casa de Papel”.

Projekti “Un dia” ditët e fundit po prin në top-listat latine, e këtë gjë e konfirmoi edhe vet Dua Lipa përmes postimeve në Instagram.

Ajo bëri të ditur se kënga “Un dia” tashmë është renditur e para në “Billboard hot latin songs”. /Lajmi.net/

YouTube player