Të Infektuar: 17.009

Të Shëruar: 14.716

Të Vdekur: 656

Kënga e Besës bëhet virale në “Tik Tok”, këngëtarja: Videot janë nga e gjithë bota

23:52 | 30 Shtator 2020

Kënga e Besa Kokëdhimës u pëlqye shumë nga publiku kudo.

Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima, ka ndarë së fundmi disa video “Tik Tok-u”, ku në sfond dëgjohet kënga e saj “Amelia”, shkruan lajmi.net.

Kjo këngë duket se është kthyer në hitin e “Tik Tok-ut”, pasi njerëz nga e gjithë bota po e dëgjojnë dhe po kërcejnë me ritmet e saj.

Sigurisht se ky fakt e ka gëzuar këngëtaren shqiptare dhe më pas i ka bërë disa postime në llogarinë e saj në Instagram./Lajmi.net/