Këndellet Tottenham, mposht në udhëtim Sheffield Unitedin

Tottenhami i është rikthyer fitoreve në udhëtim të Sheffield Unitedi.

Sport

17/01/2021 16:51

Skuadra e Jose Mourinhos fitoi me rezultat 1 – 3, shkruan lajmi.net.

Ishte Serge Aurier që pas pesë minutave zhbllokoi shifrat duke kaluar Spurs në epërsi (5′).

Ylli i skuadrës, Harry Kane pranoi top të bukur nga Hojbjerg dhe dyfishoi rezultatin (40′), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Vendasit nisen fuqishëm 45-minutëshin e dytë, duke ngushtuar shifrat përmes McGoldrick (59′).

Por, dëshira për barazim zgjati vetëm tre minuta. ngase Ndembele shënoi supergol për Tottenhamin (62′).

Me këtë fitore, Tottenhami ngritët në pozitën e katër me 33 pikë, derisa Sheffield qëndron në fund me pesë sosh./Lajmi.net/