Këndellet Napoli, triumfon ndaj Beneventos

Napoli ka arritur të gjejë rrugën drejt fitores duke mposhtur në shtëpi Beneventon.

Sport

28/02/2021 19:53

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso fitoi me rezultat 2 – 0, ndeshje në të cilën kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ishte nga minuta e parë, shkruan lajmi.net.

Së pari, ishte Dries Mertens që zhbllokoi rezultatin pas 13 minutave lojë, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Ndërsa, ishte Politano që dyfishoi shifrat, gol që doli të jetë i fundit në ndeshje (66′).

Pas kësaj fitore, Napoli ngritët në pozitën e gjashtë me 43 pikë, derisa Benevento zbret në pozitën e 16-të me 25 sosh./Lajmi.net/