“Këndellet” Italia, mposht Maltën në udhëtim për fitoren e parë në kualifikime

Kombëtarja e Italisë e ka shënuar fitoren e parë në kualifikime për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. “Azzurrët” triumfuan pastër 0:2 në udhëtim te Malta, në takimin e vlefshëm për Grupin C. Retegui i dha epërsinë e parë Italisë në minutën e 15-të, shkruan lajmi.net. 12 minuta më vonë Pessina shënoi golin e qetësisë për kampionët…

Sport

26/03/2023 21:39

Kombëtarja e Italisë e ka shënuar fitoren e parë në kualifikime për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Azzurrët” triumfuan pastër 0:2 në udhëtim te Malta, në takimin e vlefshëm për Grupin C.

Retegui i dha epërsinë e parë Italisë në minutën e 15-të, shkruan lajmi.net.

12 minuta më vonë Pessina shënoi golin e qetësisë për kampionët në fuqi të Evropës.

Përkundër dominimit të Italisë edhe në minutat në vazhdim, gola më nuk pati dhe kësisoj italianët fituan ndeshjen e parë.

Të besuarit e Roberto Mancinit janë në pozitën e dytë me tri pikë, tri më pak se Anglia lidere.

Italia bën pjesë në Grupin C bashkë me Anglinë, Maqedoninë e Veriut, Ukrainën dhe Maltën./Lajmi.net/