Kendall ndez zërat për një lidhje me Booker, shkon në përkrahje të basketbollistit në ndeshjen kundër Dallas

Kendall Jenner dhe ylli i NBA, Devin Booker, ka muaj që po flitet se janë në lidhje.

ShowBiz

14/08/2020 14:12

Modelja 24-vjeçare pati vëmendjen e saj te ylli i Phoenix Suns, 23 vjeçari Booker, ndërsa ajo u nis për të parë ndeshjen e tij të basketbollit të së enjtes kundër Dallas Mavericks, shkruan lajmi.net.

Kendall dukej e papërmbajtshme ndërsa shihej në një veshje të bardhë, e cila i nxirrte në pah asaj belin e hollë dhe muskujt e tonifikuar.

Ajo i mbajti aksesorët në minimum, duke mbajtur një çantë të bardhë me një rrip të gjelbër neoni dhe duke e kombinuar me vathë të imtë prej ari. /Lajmi.net/