Kendall Jenner me këto imazhe i tregon ish të dashurit se çfarë ka humbur

Kendall Jenner u shfaq shumë atraktive në festivalin e filmit në Kanë.

ShowBiz

24/05/2019 10:07

Një nga emrat e shumtë që ishin pjesë e festivalit të filmit në Francë, është edhe modelja Kendall Jenner, shkruan lajmi.net.

Paraqitja e saj në festival po flitet shumë në rrjete sociale madje disa thojnë se ajo ishte bukuroshja e këtij ‘eventi’.

Në një fustan të shkurtër ngjyrë rozë, 23 vjeçarja vë në pah këmbët e saj seksi.

Ka disa muaj që modelja dhe basketbollisti Ben Simmons i dhanë fund lidhjes së tyre, dhe tani pas këtyre imazheve fansat e Kendall thojnë se basketbollisti është ai që ka humbur nga kjo ndarje. /Lajmi.net/