Kendall Jenner është me fat, kështu duket shtëpia e saj pas ditëlindjes
Modelja është mbuluar me lule për ditëlindje.

ShowBiz
Kendall Jenner ditë më parë festoi ditëlindjen e 25-të dhe pranoi urime të panumërta nga familjarë, miq, kolegë e fansa, shkruan lajmi.net.
Bukuroshja nuk i ka prishur planet për festën e ditëlindjes edhe pse gjendemi në mes të pandemisë dhe pikërisht në kohën kur rastet me të infektuar janë rritur në gjithë botën.
Për ditëlindjen e modeles nuk kanë munguar as dhuratat, e duket se ato që mori më së shumti ishin lulet.
Kendall ka ndarë me ndjekësit një fotografi, në të cilën u shfaq në një kënd të shtëpisë, i cili ishte i mbuluar me trëndafila të kuq.
Kujtojmë se Kendall Jenner këto ditë ka bërë thirrje edhe për votime në SHBA, teksa habiti të gjithë me paraqitjen. /Lajmi.net/