Kënaqini sytë me pamjet e këtij Mustang-u prej 800 kuaj-fuqish

Ford ka vendosur të përkujtojë fitoren e 'Le Mans' të vitit 1968 dhe 1969 nëpërmjet prezantimit të 'Gulf Mustgan Herittage Edition'.

Auto & Tek

14/08/2019 09:01

E vendosur që të lansohet më vonë këtë javë në Plazhin Pebble, Mustangu i kaltër dhe i portokalltë do gjendet me 119 njësi në treg. Secila prej tyre do kushtojë 130 mijë euro, transmeton lajmi.net.

Nën çatinë e Ford-it të shumëkërkuar gjendet një motor 5.0-litërsh i tipit V8, i cili është i ngarkuar të prodhojë 808 kuajfuqi.

E gjithë kjo energji ushqehet drejtpërdrejt në rrotat e pasme përmes ndërruesit të shpejtësive prej 10 mundësive ose me ndërrues manual shpejtësie me gjashtë opsione.

Vetura do jetë në dispozicion në modelin coupe dhe të konvertueshëm.

Sa i përket performancës, Brown Lee Performance pretendon se vetura arrin 100 km/h për 3,3 sekonda, ndërsa 212 km/h për 10,7 sekonda. /Lajmi.net/