Kemi rezultate, përmbajtja e tekstit për interpelancë me shumë të pavërteta! (Video)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në interpelancën e Kuvendit të Kosovës për 100 ditshin e punës së kabinetit të tij, të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe e mbështetur edhe nga partitë tjera opozitare, ka thënë se për këtë periudhë të qeverisjes ka arritur rezultate të mëdha.

Lajme

02/04/2015 15:24

Kryeministri Mustafa ka thënë se përmbajtja e kërkesës për interpelancë të paraqitur nga Glauk Konjufca, ka shumë të pavërteta.

Mustafa ka hedhur poshtë akuzuat që i ka bërë Konjufca se qeveria ka përkrahur dhunën e policisë ndaj protestuesve.

Po ashtu, kryeministri ka mohuar se ka deklaruar se njerëzit që kanë lëshuar Kosovën kanë kushte të mira dhe se kanë telefona iPhone, por ka deklaruar se familjarët e atyre që kanë ikur janë shprehur ashtu.

Mustafa po ashtu ka thënë se rekomandimet e paraqitura nga iniciuesi i interpelancës dalin nga shumë të pavërteta dhe si të tilla nuk mund të votohen.

“Rekomandimet e propozuar derivojnë nga shumë të pavërteta të këtij mocioni, andaj si të tilla nuk meritojnë të votohen nga Kuvendi”, ka thënë Mustafa.

Ai ka folur edhe për programin qeverisës, për të cilin ka thënë se është i bazuar në vlera demokratike europiane.

“Programi i Qeverisë bazohet në pesë shtylla kryesore, në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomikë, mirëqenien, sundimit  ligjit dhe shtetit ligjor, në agjendë europiane në reforma thelbësore në arsim si dhe shëndetësi bashkëkohore”.

“Në bazamentin e kësaj qeverie janë vlerat europiane, respekti për traditën lirinë, për drejtësinë tolerancën, liritë individuale dhe kolektive”, ka thënë kryeministri Mustafa.

YouTube player