Këmbësori goditet nga vetura në Prishtinë, policia jep detaje

Një këmbësor është goditur nga një veturë gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Lajme

04/08/2021 11:27

Rasti ka ndodhur rreth orës 09:00 në rrugën “UÇK”, ku si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka thënë për lajmi.net se këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 09:00, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.

Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut rajonal. /Lajmi.net/