Kelmendi: Skenari i arrestimit tim i përgatitur nga politika

“Arrestimi im ka qenë spektakël mediatik për ta denigruar personalitetin e një profesori, një personi që është themelues i UCK-së e që , aktualisht është kritik ndaj Qeverisë”.

Lajme

12/06/2015 09:11

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muhamet Kelmendi, në një bisedë për gazetën “Epoka e re”, e ka quajtur skenar të përgatitur nga politika arrestimin e tij të mërkurën nga Policia e Kosovës. Sipas tij, ky arrestim është bërë për ta denigruar personalitetin e tij. Kelmendi ka bërë me dije se është i pastër dhe nuk është i përfshirë në asnjë vepër penale. Ai ka thënë se ende nuk e di arsyen e vërtetë të arrestimit ët tij dhe për këtë çështje ka kërkuar sqarim publik nga ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, drejtori i Policisë së Kosovës, Spend Maxhuni dhe shefi Inspektoratit, Fitim Shishani.

Ai e ka porositur policinë mos të vihet në shërbim të individëve të caktuar të skenës politike.

Kelmendi u arrestua ditën rivarrimit të eshtrave të Heroit Isa Boletini, në cilësinë e dëshmitarit, të një sulmi të dyshuar terrorist që po përgatitej në veri të Kosovës.