Kelmendi i përgjigjet kritikëve: Ëndrra ime ishte fitorja me flamurin e Kosovës

Njëri prej atyre që u bë pjesë e këtij debati ishte edhe Jakup Krasniqi, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, por ylli i artë i Kosovës së fundmi ju ka dhënë përgjigje të gjitha këtyre kritikave, duke thënë se ëndërr e saj ishte fitorja me flamurin e Kosovës dhe është kënaqur shumë kur ka dëgjuar himnin e Kosovës në podium, raporton lajmi.net.

Lajme

10/08/2016 20:12

Ngritja e flamurit të Kosovës dhe jo i atij kombëtar në Lojërat Olimpike në Brazil nga kampionia Majlinda Kelmendi shkaktoi shumë debat në rrjetet sociale dhe mediet në Kosovë e Shqipëri.

Njëri prej atyre që u bë pjesë e këtij debati ishte edhe Jakup Krasniqi, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, por ylli i artë i Kosovës së fundmi ju ka dhënë përgjigje të gjitha këtyre kritikave, duke thënë se ëndërr e saj ishte fitorja me flamurin e Kosovës dhe është kënaqur shumë kur ka dëgjuar himnin e Kosovës në podium, raporton lajmi.net.

Kampionia e dyfishtë e botës, Majlinda Kelmendi, e cila ishte bartëse e flamurit të Kosovës ka konkurruar në kategorinë 52 kg dhe ka përfaqësuar edhe Shqipërinë në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’, por ishte kthyer pa medalje në atë vit.

“Kam jetuar katër vjet për këtë ditë, për këtë moment dhe u ndjeva shumë e kënaqur në podium kur e pashë flamurin tim dhe teksa dëgjoja himnin tim”, ka thënë Kelmendi për Reuters. /Lajmi.net/