Kelmendi për artistët në politikë: Nëse kanë çfarë të japin, duhet të jenë pjesë e politikës

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Migjen Kelmendi ka dhënë një intervistë për lajmi.net.

Lajme

17/09/2019 22:29

Kelmendi për lajmi.net ka folur edhe rreth aderimit të artistëve nëpër parti politike, duke thënë se angazhimi i tyre në politikë nuk ka të bëjë me profesionin e tyre.

Ai tha se nëse ata kanë artikulim politik, ambicie politike dhe kanë çfarë të japin e kontribuojnë është krejtësisht normale të jenë pjesë e politikës.

“Nuk po i shoh se ata janë diçka të veçantë prej qytetarëve tjerë, nëse kanë artikulim politik, ambicie politike, nuk ka të bëjë me profesionin e tyre, sepse edhe këta që janë, dikush është mjek, dikush artist e dikush arkitekt, por nëse ata kanë çka të japin dhe me çka të kontribuojnë pse mos të jenë pjesë e krejt kësaj, unë nuk shoh dallim mes artistit dhe arkitektit”, tha Kelmendi për lajmi.net.

YouTube player

Kelmendi gjithashtu ka thënë se mund të jetë edhe ideja e luftës për votë, diçka që është legjitime të ndodh në fushatën zgjedhore.

“Nuk e di për kë po aludon, por disa emra që janë përmendur kohën e fundit. Unë nuk jam kundër, është ideja edhe e luftës për votë, diçka që është legjitime me ndodh brenda partisë me luftua për votë e përkrahje, është situatë legjitime brenda fushatës zgjedhore.”, tha Kelmendi për lajmi.net.

Kelmendi ka folur edhe rreth aderimit të tij në Partinë Demokratike të Kosovës, kontributin e tij në rast se bëhet deputet dhe shumëçka tjetër, që mund t’i ndiqni në intervistën e plotë më poshtë: