Kelmendi mëson kundërshtaren e çerekfinales

Majlinda Kelmendi ka mësuar kundërshtaren e saj për fazën çerekfinale në Grand Prix Budapest.

Sport

12/07/2019 12:40

Në këtë kompeticion, Kelmendi po garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, shkruan lajmi.net.

Këtë garë Majlinda e nisi me një fitore me IPPON, kundër meksikanes Olvera, e cila i hapi pakëz telashe në fillimin e takimit.

Pas këtij triumfi, Kelmendi do të përballet me gjeorgjianen Tetiana Levytska – Shukvani.

Në këtë garë, Majlinda synon të prek gjysmëfinalen për tu afruar sa më shumë objektivit final – medaljes së artë. /Lajmi.net/