Kelmendi: Kufirin me Malin e Zi mund ta zgjidhë Gjykata e Arbitrazhit

Deputeti pejan i PDK-së Ramiz Kelmendi, ka kërkuar që Qeveria të nisë proceduarat për rregullimin e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Lajme

14/03/2015 18:07

Ai në një intervistë për TV ‘Dukagjini’, ka propozuar që kjo çështje të zgjidhet nga Gjykata e Arbitrazhit.

“Institucionet e Kosovës të përkujdesen më shumë, që mos të lejojnë që këto debate të bëhen të karakterit shqetësuese por t’i hap procedurat ligjore për vendosjen e këtij kufiri në vendin e duhur ku ne mendojmë që ka qenë dhe që duhet të jetë”.

a

“Besoj që Gjykata e Arbitrazhit e ndanë në mënyrë profesionale këtë kontest dhe i plotëson kresat e qytetarëve të dy palëve, që një palë e tretë ka vendosur për një kufi në mes të dy shteteve, e që pastaj akceptohet edhe më lehët”, thotë deputeti i PDK-së, Ramiz Kelemendi.

Ai  është shprehur se komunitetit duhet ti jepen garanci se çështja do të zgjidhet drejt, e jo ti kërkohet durim kur nuk ka afate të përcaktuara.

a