Kelmendi: Ekstremizmi politik, rrezik për qytetarët e Kosovës

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), sot do të bëjë publikimin e Edicionit Special të Barometrit Kosovar për Studime të Sigurisë “Perceptimet e qytetarëve për kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”, raport ky që bën matjet e perceptimeve të qytetarëve për kërcënimet dhe rreziqet nga fenomenet e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.

Lajme

12/02/2019 09:31

Ky raport do të shpalos gjetjet më të reja të perceptimeve të qytetarëve të Kosovës, në raport me format e ekstremizmit të dhunshëm të motivuar politikisht, etnikisht dhe me bazë religjioni si dhe rreziqet nga të kthyerit nga konflikti i Sirisë dhe Irakut, gratë dhe fëmijët.

Vesë Kelmendi hulumtuese nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, tha se perceptimet e qytetarëve për kërcënimet e ekstremizmit të dhunshëm, kanë rënë.

Sipas saj ky raport do të paraqet edhe perceptimet e qytetarëve mbi qasjen institucionale në zbatimin e politikave nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Në pjesën e fundit raporti paraqet edhe besueshmërinë e qytetarëve ndaj mediave, shoqërisë civile, institucioneve religjioze dhe akterëve të tjerë të rëndësishëm në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Ajo ka folur edhe për kthimin e luftëtarëve të huaj që janë kthyer në Kosovë.

“Duhet të kemi plan për këta persona, nuk është problem vetëm i Kosovës, por është problem global”, tha ajo televizionin publik.

Sipas saj ka dallime për perceptimet tek banorët shqiptarë dhe serbë.

“Ekstremizmi polik shihet si rrezik për qytetarët e Kosovës”, tha ajo.