Kelly Clarkson zbulon në koncert se është shtatzënë

Kelly Clarkson ka treguar se ajo po pret fëmijën e dytë.

ShowBiz

20/08/2015 10:43

Këngëtarja Kelly Clarkson ka zbuluar para fansave në koncertin e saj në Los Angeles se është shtatzënë dhe po pret fëmijën e dytë, transmeton Lajmi.net.

Clarkson i ka thënë fansave në Staples Center pasi ka qarë gjatë performancës së këngës ‘Piece by piece’: ‘Nuk kam dashur të tregoj në këtë mënyrë që jam shtatzënë. Vetëm se nuk kam dashur që ju të mendoni se kam marrë barna apo ndonjë gjë. Janë vetëm hormonet’.

Kjo është shtatzënia e dytë për Clarkson dhe ajo ka thënë se ende nuk ka pasur mundime, pasi dihet se shtatzënia e parë ka qenë shumë e vështirë për të, për të cilën ka treguar disa muaj pasi ka lindur vajzën River Rose në qershor të vitit 2012./Lajmi.net