Kelly Brook tejet e lumtur me McIntosh

Si duket Kelly Brook e ka gjetur dashurinë e jetës së saj, pasi është shfaqur tejet e lumtur në krahët e të dashurit.

ShowBiz

09/04/2014 14:04

Kelly Brook dhe David McIntosh janë fejuar disa ditë më parë, pas javëve të tëra lidhjeje dashurie.

Ata janë parë gjatë ditës së martë në rrugët e Beverly Hillsit ku besohet se kanë dal për shopping.

Brook ishte mjaft tërheqëse me një fustan të shkurtër duke treguar këmbët e saj të famshme, teksa u pa shumë e lumtur në krahët e të dashurit të saj.