KEK-u Qeverisë: Nëse s’e doni terrin , qitni 23 milionë euro

Tejkalimi i krizës energjetike si duket do të jetë në duar të Qeverisë. Nëse kjo e fundit do të ndajë mjetet e kërkuara nga ana e menaxhmentit të KEK-ut për riparimet në dëmtimin e termocentralit "Kosova A", do të kemi energji gjatë dimrit. Në të kundërtën, vendi rrezikon që gjatë sezonit dimëror të mbetet në terr, shkruan gazeta Kosova Sot.

Lajme

28/09/2014 11:26

Zyrtarë të KEK-ut i kanë thënë kësaj gazete se kostoja e gjithëmbarshme për riparim kapital të termocentraleve Kosova A dhe humbjeve që janë pasojë e mungesës së prodhimit të planifikuar, është 33.6 milionë euro.

Në anën tjetër Komiteti ndërministror për ndërmarrje publike kërkon që KEK-u të llogarisë vetëm vlerën e shpenzimeve minimale fikse, që paraqiten për shkak të mungesës së prodhimit të planifikuar nga Kosova A, e që është 6.39 milionë euro.

(Kosova Sot)