Keita: Pepe më pështyu

Seydou Keita i ka shpjeguar motivet se përse e gjuajti me shishe Pepen, në ndeshjen ndërmjet Realit dhe Romës. Mesfushori nga Mali thotë se mbrojtësi portugez e pështyu fillimisht.

Sport

30/07/2014 14:44

Seydou Keita ka shpjeguar përmes Twitterit se prese e gjuajti me shishe të ujit Pepen, para ndeshjes ndërmjet Romës dhe Real Madridit.

“Gjatë një ndeshjeje ndërmjet Realit dhe Barçës, ai më tha ‘majmun’. Për këtë, vendosa të mos ia zgjas dorën, ndërsa ai më pështyu. Kjo bëri që unë ta gjuaja me shishe”, shpjegon ish futbollisti i Barcelonës përmes rrjetit social, Twitter.

Pavarësisht se i shpjegoi motivet e gjestit të tij, Keita kërkoi falje për atë që bëri. “Më vjen keq për qëndrimin tim”, përfundoi ai.