Keita gëzon tifozët e Liverpool, ja çfarë thotë Klopp për lojtarin

Paraqitja e Naby Keitas në përballjen me Burnley, ishte ajo që tifozët e Liverpool kanë qenë duke pritur.

Sport

07/12/2018 18:59

I gëzuar me rikthimin fantastik të mesfushorit nga Guinea ishte edhe Jurgen Klopp, i cili ka thënë se mesfushori sjell diferencë të madhe në fushë dhe është nga më të rëndësishmit.

“Naby e bëri gjithë diferencën” ka thënë Klopp pas ndeshjes të së mërkurës, transmeton lajmi.net.

“Po bërtisja mirëpo nuk isha i nervozuar. Po bërtisja për t’iu thënë lojtarëve që ta përdorin më shumë Nabyn” ishin fjalët e Klopp.

Keita u rikthye në këtë ndeshje për të parën herë që nga shtatori, por dukej sikur nuk kishte munguar as edhe një minutë.

Ai luajti me shumë agresivitet mirëpo pati edhe kontroll dhe kualitet të jashtëzakonshëm me topin. /Lajmi.net/