Keisi më në fund ‘konfirmon’ ndarjen nga Stresi

Keisi më në fund e ka 'konfirmuar' se i ka dhënë fund martesës me Stresin.

ShowBiz

18/09/2019 16:32

Jeta private e reperit Stresi ka qenë gjithmonë në fokusin e mediave rozë, shkruan lajmi.net.

Fillimet e lidhjes, ndarja e gjithçka tjetër ishin të njohura për publikun duke qenë se edhe Stresi është emër i suksesshëm i estradës.

E më pas e njohur u bë edhe Keisi me të cilën thuhet se u nda por asnjëri e as tjetri nuk kanë folur lidhur me këtë çështje.

E vetmja dëshmi e fundit është një foto që e ka postuar Keisi dhe në njëfarë mënyre konfirmim për ndarje. Në të shihet se ajo e ka hequr unazën e martesës të cilën e mbante në gisht./Lajmi.net/