Keisi i kundërpërgjigjet Stresit që tha se ajo ende mban mbiemrin e tij?

Duket se Keisi i është kundërpërgjigjur shpejt Stresit.

ShowBiz

06/10/2020 21:08

Reperi Stresi gjatë një interviste të fundit në ‘Nin’ ka folur edhe lidhur me raportet me Keisin, shkruan lajmi.net.

Ai tha se ka ndodhur një keqkuptim mes tyre dhe nuk ka dhënë diçka konkrete për një ribashkim të mundshëm, megjithatë tha se e respekton dhe se ajo ende e mban mbiemrin e tij.

“Çika më ka pritur. Nuk është e lehtë të vish nga ana tjetër e botës dhe të presësh dikë me dal nga burgu. Por pas lirimit tim ndodhi diçka shumë e ngatërruar, ishte një keqkuptim. Tani është bërë e madhe, shpresoj që të mos flas më këtë temë. Nuk dua as ta zë më me gojë, nuk ka pse të bëhet ajo objekt bisede, ajo vazhdon jetën e saj. Në çdo intervistë duan të më pyesin për të, por unë dua ta mbyll këtu….siç po thoja, kur dola kisha nevojë të rikuperosha. Ishte nata që erdha në Prishtinë, në një emision dhe unë e mbaj mend shumë mirë, që unë nuk kisha punë me askënd. Isha me një shok dhe…nuk ndaloj dot njeri të marrë shoqet e veta, ai shoku mori një shoqe dhe ajo e keqkuptoi dhe siç duket…mezi ka pritur t’i hipë avionit. Ajo është e shtrenjtë për mua, përderisa ka ende mbiemrin tim, mundësi për rikthim nuk mundem të flas. Nuk ka më kontakte me familjen time. U nxitua dhe bëri një deklaratë që nuk i takonte, jam unë, nuk mund të bësh një deklaratë të tillë, ke flejt me mu në gji, ke nejt me mu, por femrat ta mbajnë inatin. Ta kujtojnë diçka që ka ndodhur që nga dita e parë”, është shprehur Stresi.

E më pas Keisi e ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram dhe duket se i është kundërpërgjigjur asaj lidhur me mbiemrin.

Nga Kanadaja, bukuroshja ka postuar fotografinë me ID të punës ku figuron mbiemri i saj i familjes dhe jo i Stresit (Lushaj) si për të treguar që e ka mbyllur një herë e përgjithmonë.

Pra duket se pjesa kur Stresi thotë se ajo mban mbiemrin e tij nuk i ka pëlqyer fare./Lajmi.net/