“Keep America Great”, slogani i ri i Trumpit

”Keep America Great” (”Ta mbajmë Amerikën të madhe”) është slogani i ri i presidentit amerikan, Donald Trump, i cili filloi dje fushatën e tij presidenciale 2020 me një tubim masiv në Florida.

Bota

19/06/2019 23:11

”Ne do të trajtojmë shërimin për shumë probleme, për shumë sëmundje të shumta duke përfshirë kancerin dhe sëmundje të tjera. Ne do ta zhdukim SIDA-n në Amerikë njëherë e përgjithmonë dhe jemi shumë afër kësaj”, deklaroi Trump.

”Ne do të vendosim bazat për uljen e astronautëve amerikanë në sipërfaqen e Marsit”, theksoi ai.

Presidenti, megjithatë, nuk njoftoi ndonjë politikë të re konkrete, duke u përqendruar në frikën e madhe ndaj rivalët që, sipas tij, do të shkatërronin stilin e jetesës në SHBA duke pretenduar se do të mbështesnin migrimin masiv në vend.

Sipas Trump imigracionin i paligjshëm ishte përgjegjës për rënien ekonomike të klasës së mesme, së bashku me marrëveshjet e kaluara të tregtisë ndërkombëtare, përcjell Atsh.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë Amerikën e madhe dhe për këtë arsye do ta mbajmë Amerikën gjithmonë lartë”, tha Trump.