KEDS: Punëtorët në Gjilan vepruan në bazë të ligjit në fuqi

KEDS ka reaguar  lidhur me ngjarjen e dy punëtorëve të saj , ndaj të cilëve Prokuroria në Gjilan ka ngritur aktakuzë, të cilat sipas prokurorisë kanë bërë shkelje të pozitës dhe autorizimeve gjatë një kontrolli  në një shtëpi.

Lajme

03/02/2016 11:40

Sipas një komunikate të Prokurorisë, të pandehurit B.B dhe V.H., duke e keqpërdorur pozitën dhe autorizimet e tyre kanë bërë kontrollimin e kundërligjshëm të shtëpisë së të dëmtuarit I. S., në atë mënyrë që pa leje apo urdhëresë të organit kompetent dhe pa pëlqimin e konsumatorit, kanë hyrë për kontrolle, brenda shtëpisë së të dëmtuarit I. S., për të kontrolluar dhe vërtetuar se konsumatori a është duke e keqpërdorë energjinë elektrike.

Me këto veprime dy të pandehurit kanë kryer veprën penale kontrollimi i kundërligjshëm nga neni 201 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-

Por, në reagimin e KEDS, thuhet se dy punëtorët e apostrofuar kanë kryer detyrën e vet zyrtare në përputhje të plotë me ligjin dhe rregulloret në fuqi.

Ja reagimi i plotë nga KEDS:

Punëtorët e apostrofuar nuk e kanë shkelur asnjë ligj, përkundrazi i kanë respektuar dispozitat ligjore në fuqi. Neni 28 i Ligjit për Energjinë Nr. 03/ L-184, miratuar nga Kuvendi i Kosovës, specifikon qartë se:

  1. Personat fizikë dhe juridikë do të lejojnë zyrtarët që ushtrojnë inspektime në

përputhshmëri me këtë ligj, mund të hyjnë dhe të kalojnë në pronën e çfar ëdo individi për ushtrimin e aktiviteteve të tyre në lidhje me inspektimin dhe mirëmbajtjen e

stabilimenteve energjetike, instalimeve apo sistemeve.

  1. Personat fizikë dhe juridikë do t’u lejojnë përfaqësuesve të autorizuar të ndërmarrjeve

për energji qasje në pronën e tyre në të cilën gjenden stabilimentet, aparaturat, rrjetat, ose

sistemet energjetike në të cilat qasja e tillë është e nevojshme, me qëllim të mirëmbajtjes

apo kontrollimit të tyre, prerjes së pemëve ose vegjetacionit tjetër që mund të pengoj

veprimin e stabilimenteve, aparaturës, rrjetave ose sistemit.

  1. Personat fizikë dhe juridikë duhet t’iu lejojnë qasje përfaqësuesve të autorizuar të

ndërmarrjeve për energji, për inspektimin e pajisjeve për matje që gjenden në pronën e

tyre, në të cilën qasja e tillë është e nevojshme, dhe nuk mund të ndalojnë përfaqësuesit e

ndërmarrjeve për energji të bëjnë shkyçjen e pajisjeve për matje ose aparaturave të tjera në lidhje me sistemin e energjisë.

Për më tepër, këtë e përforcon edhe Rregullorja për Kushtet e Përgjithshme te Furnizimit me Energji e nxjerrë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), e cila në nenin 20 parasheh:

  1. Konsumatori është i obliguar që t’iu lejojë qasje në pronën e tij përfaqësuesve të Operatorit të Sistemit/Furnizuesit, për qëllim të leximit, testimit, inspektimit, instalimit, mirëmbajtjes, riparimit të matësve, kyçjeve dhe pajisjeve përkatëse ashtu si paraqitet në Nenet 27, 28 dhe 29 të Ligjit për Energji

Sipas një komunikate të Prokurorisë, të pandehurit B.B dhe V.H., duke e keqpërdorur pozitën dhe autorizimet e tyre kanë bërë kontrollimin e kundërligjshëm të shtëpisë së të dëmtuarit I. S., në atë mënyrë që pa leje apo urdhëresë të organit kompetent dhe pa pëlqimin e konsumatorit, kanë hyrë për kontrolle, brenda shtëpisë së të dëmtuarit I. S., për të kontrolluar dhe vërtetuar se konsumatori a është duke e keqpërdorë energjinë elektrike.

KEDS sqaron se punëtorët e apostrofuar në media si të akuzuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Këtë e dëshmon edhe procesverbali i nënshkruar edhe nga konsumatori në fjalë, i cili nuk ka dëshmuar ta ketë asnjë vërejtje të vetme. (Të gjitha mediat që dëshirojnë ta shohin këtë dëshmi, mund të vijnë në zyrat e KEDS-it, meqë për shkak të ruajtjes së privatësisë individuale të konsumatorit nuk mund ta shpërndajmë për masat).

KEDS deri më tash nuk ka pranuar nga Prokuroria asnjë shkresë për aktakuzën e përmendur nga mediat dhe asnjë inicim tjetër që ka të bëjë me këtë rast.

Pra, punëtorët e KEDS-it kanë zbatuar ligjin dhe rregulloret.

Ata ishin të pajisur me ID të KEDS-it me autorizim nga kompania për të bërë kontrollin, që i është bashkangjitur këtij sqarimi.

KEDS nuk ka asnjë vërejte për punën e tyre, pra kanë punuar në përputhje të plotë me autorizime t. Një konstatim të tillë nuk e ka bërë as ZRRE që është gardian i zbatimit të ligjit dhe rregulloreve.

Lusim me mirësjellje të gjitha mediat që para botimit të lajmeve të tilla të kontaktojnë edhe Zyrën për Marrëdhënie me Publikun të KEDS-it në mënyrë që të pasqyrohet situata reale.