KEDS premton rrymë për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Ndeshjen Shqipëri-Serbi do të kenë mundësi ta ndjekin të gjithë qytetarët e Kosovës përmes ekraneve televizive pasi KEDS-i ka premtuar se kanë bërë të gjitha përgatitjet që të ketë energji elektrike.

Lajme

08/10/2015 09:04

Zëdhënësi i kësaj kompanie,  Viktor Buzhala tha për Klan Kosovën gjatë ditës së djeshme kanë  rënë nga funksioni dy blloqe të Kosoves B, ku si pasojë në shumë pjesë të kryeqytetit dhe qytete të tjera të Kosovës nuk pati rrymë.

Buzhala tha se blloqet janë rikthyer në funksion dhe se pritet që mos të ketë probleme, njofton Klan Kosova.