KEDS-i fillon të rregullojë shtyllat e rrymës, pas raportimit të ‘lajmi.net’

Pas raportimit të lajmit.net për problemin me shtyllat e energjisë elektrike në fshatit Bibaj të Ferizajt, i menjëhershëm ka qenë reagimi i punëtorëve të KEDS-it për intervenim.

Lajme

22/04/2016 11:37

Banorët njoftojnë lajmi.net se menjëherë pas publikimit të lajmit, punëtorët e KEDS-it kanë vizituar fshatin e tyre dhe kanë premtuar rregullimin e gjendjes në ditët në vijim.

Dje banorët patën thënë për lajmi.net se rastin e kanë lajmëruar disa herë tek zyrtarët e KEDS-it në Ferizaj e edhe në Prishtinë, por nuk kanë marrë përgjigje, deri në publikimin e lajmit në portalin lajmi.net

Banorët kërkojnë vendosjen e shtyllave të reja pasi ekzistueset rrezikojnë jetën e banoërve. /lajmi.net