Kean rikthehet në Serie A, kjo është skuadra që po e kërkon

Sulmuesi i Everton, Moise Kean, është shfaqur si një objektiv transferimi për Romën.

Sport

05/06/2020 11:30

Calciomercato raporton se ‘Giallorosët’ janë të interesuar për transferimin e talentit italian, gjatë afatit kalimtar të verës.

Është trajnerin i Romës, Paulo Fonseca që e sheh 20 vjeçarin si një zëvendësim ideal dhe afatgjatë të Edin Dzekos.

Për Kean, Serie A nuk është kampionat i panjohur, pasi në të kaluarën ka veshur fanellën e Juventusit.

Kean këtë sezon në Premierligë është paraqitur në 22 ndeshje, duke shënuar një gol./Lajmi.net/