KE: Samiti i Triestes konfirmoi perspektivën e Ballkanit në BE

9:35 | 13 Korrik 2017

Samiti në Trieste ishte një ngjarje e rëndësishme dhe e suksesshme që konfirmoi perspektiven e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe solli shtetet e kësaj ane të punojnë në projekte të veçanta me BE-në, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Komisioni Europian menjëherë pas përfundimit të samiti të djeshëm, njofton Klan Kosova.

“Në këtë samit të rëndësishëm të organizuar në Itali është konfirmuar perspektiva e integrimit në BE e Ballkanit Perëndimor”, shënohet në një pjesë të deklaratës nga KE.