Kë quan “dele” Arta Bajrami?

Këngëtarja Arta Bajrami edhe njëherë ka reaguar rreth asaj që u tha për të pas vlerësimit që i bëri paraqitjes së Elhaida Danit, pas gjysmëfinales.

ShowBiz

27/05/2015 20:30

U kritikua se e quajti “skandaloze” paraqitjen e Elhaida Danit dhe vetëm pak ditë pas,pasi Shqipëria u rendit shumë poshtë me pikë në Eurosong,kritika e Arta Bajramit u quajt si e drejtë.
Kjo ka bërë që Arta të reagojë edhe njëherë sa i përket kësaj qështjeje.

Ja reagimi i plotë i këngëtares:

“Miku i mirë në ditë të vështirë!

Dje më rastisi të has në tituj si: “A e kishte mire për Elhaidan,Arta Bajrami”,por besoni që jam bërë imune ndaj hipokrizisë. A nuk isha unë ajo që u keqinterpretua, u sulmua dhe u ofendua? Pse? Sepse dhash një mendim timin të sinqertë. Nuk e kam me ata që më shanë e nënqmuan në mënyrat më të ulta në rrjetet sociale por me ata që shtiren si profesionistë por nuk kan një mendim të tyre. E kam me ata që quajn vetveten “profesionistë” e nuk dinë të diskutojnë me argumente, nuk dinë të çmojnë mendimin e lirë apo të paktën atë që quhet “lets agree to disagree”, para se të lëshojnë helmin e tyre të bazuar në ASGJË. E kam me ata që mendojnë se tregohen të zgjuar nëse përdorin fjalor të huazuar nga fqinjtë duke quajtur të tjerët amatorë kur vet nuk kan një mendim?! Ata që nuk kan mendim të formuar por symbyllurazi venë pas kopesë unë i quaj: DELE.

Pas aktit të kryer secili ka një mendim por ç’vlerë ka ai tani? Unë pata kritikën time 4-5 ditë para momentit final, duke shpresuar se do kontribonte për të mirë. Isha 100% e sigurtë se me një performancë të luhatshme juria do ta penalizonte Shqipërinë, sikur që isha dhe jam 100% e sigurtë se kishim të bënim me defekte lehtë të riparueshme sepse po e ripërsëris, nuk dyshoj në vokalin e Elhaidës.
Ku mbetët ju ore miq të mirë dhe ku fillon e ku përfundon hipokrizia juaj?”,ka shkruar këngëtarja në profilin e saj,transmeton Lajmi.net.