KE: Plogështia ekonomike pritet të vazhdojë në zonën euro

Komisioni Europian rishikoi sot parashikimet e tij të rritjes ekonomike për vitin 2019 dhe 2020, për shkak të një mjedisi të jashtëm shumë më pak të favorshëm dhe parashikon një periudhë të zgjatur të nivelit të ulët të rritjes dhe një inflacioni shumë të ulët.

Bota

07/11/2019 17:58

“Ekonomia europiane ka rezistuar, pavarësisht kontekstit të jashtëm më pak të favorshëm. Sidoqoftë, ne mund të përballemi me vështirësi në të ardhmen, me një periudhë pasigurie të madhe, për shkak të konflikteve tregtare, tensioneve gjeopolitike në rritje, dobësimit të vazhdueshëm të sektorit të prodhimit dhe Brexit-it”, deklaroi zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis.

Në kontekstin e rritjes globale, e dënuar të mbetet e ngadaltë, Komisioni konsideron se aktiviteti në Europë do të varet nga forca e sektorëve më të drejtuar drejt tregut të brendshëm.