KE i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës. KE analizoi përfundimin e garave në stinorin vjeshtor në të gjitha rangjet dhe konstatoi se garat jo vetëm që kanë pasur rrjedhë të mirë, por ka pasur një…

Sport

01/12/2022 19:02

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.

KE analizoi përfundimin e garave në stinorin vjeshtor në të gjitha rangjet dhe konstatoi se garat jo vetëm që kanë pasur rrjedhë të mirë, por ka pasur një ngritje të cilësisë, shtim të shikueshmërisë si dhe të organizimit.

Po ashtu Komisionet dhe organet tjera kanë qenë në nivel të detyrave. KE shqyrtoi dhe analizoi aktivitetet e ekipeve kombëtare si ndeshjet miqësore të Kombëtares A, grumbullimin e Kombëtares U21 në Antalia si dhe ndeshjet kualifikuese të Kombëtares U19 që mori pjesë në Suedi, si dhe grup-moshën U19 e femrave.

Ndërkaq KE do të shqyrtojë Projekt-buxhetin e FFK-së për vitin 2023 në mbledhjen e ardhshme që do të mbahet brenda këtij viti.

KE analizoi edhe përgatitjet për shpalljen e laureatëve për vitin 2022 dhe sipas Komisionit përgatitjet po shkojnë sipas dinamikës së paraparë. Shpallja e më të mirëve për Vitin 2022 do të bëhet më 24 dhjetor 2022 në “Klan Arena” në ora 17.00.

KE shqyrtoi edhe Parashtresat dhe ankesat drejtuar këtij organi./Lajmi.net/