KDI nga nesër me sesion pyetje-përgjigje në facebook me kandidatët për kryeministër

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) nga nesër lanson sesionet Pyetje&Përgjigje LIVE në Facebook, me kandidatë për kryeministër/kryeministre për Zgjedhjet e Përgjithshme të 6 tetorit 2019 lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Lajme

15/09/2019 18:29

Të hënën, më 16 shtator nga ora 11:30 në faqen e KDI-së në Facebook, ju mund të bashkëbisedoni LIVE mbi këtë temë, me Albin Kurti, nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të gjithë qytetarët mund të bëhen pjesë e këtij bashkëbisedimi me anë të pyetjeve të tyre mbi procesin e dialogut Kosovë-Serbi direkt në FB të KDI. Kyçuni dhe bëni pyetjet tuaja.

LIVE Q&A do të jetë një platformë komunikimi me qytetarë lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi, konkretisht për marrëveshjen përfundimtare në mes të dyja vendeve nëpërmjet FB të KDI.

KDI iu ka bërë ftesë të gjithë kandidatëve për kryeministër/kryeministre që të bëhen pjesë e këtij diskutimi dhe gjatë ditëve në vazhdim, do të njoftoheni për oraret e sesioneve të radhës me kandidatët e tjerë.