KB Ylli prezanton fanellat e reja, i rikthehet ngjyrave ikonike

Klubi basketbollistik Ylli po përgatitet për të filluar edicionin e ri të garave.

Sport

06/08/2019 13:39

Fillimisht, në ditën e sotme klubi suharekas ka publikuar fanellat e reja për sezonin e ri.

Fanellat e reja do t’i kthehen ngjyrave ikonike të qytetit bardh e zi, shkruan lajmi.net.

Më poshtë njoftimi i lëshuar nga Ylli:

”Këto fanella na kthejnë në traditën e ngjyrave të klubit Verdhë e Zi, sikur kanë qenë gjatë pothuajse gjithë historisë së klubit.

Ky dizajn dinamik që mobilizon fanelën për të fituar dhe bën lojtarin të duket si gladiator. Shqiponja e “Golden Eagle” rrin në ballë të fanellës për të treguar forcën dhe vendosmërinë.

Dizajni u realizua nga dizajneri suharekas Arben Lezi, që e ka bërë punën vullnetarisht duke kontribuar profesionalisht në përgatitjen e klubit.

Secili nga ne mund të japim diçka që e bëjmë më së miri për ta bërë klubin të jetë më i miri!”. /Lajmi.net/