KB Vëllaznimi zyrtarizon transferimin e ri para ndeshjes me Sigal Prishtinën
Klubi i Basketbollit Vëllaznimi ka zyrtarizuar transferimin e ri para ndeshjes me Sigal Prishtinën. Joshua Nurse i është bashkuar skuadrës që bën gara në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit gjakovar në rrjetet sociale. 25-vjeçari luan si alo-qendër, ndërkohë te Vëllaznimi vjen pas aventurës…
Sport
Klubi i Basketbollit Vëllaznimi ka zyrtarizuar transferimin e ri para ndeshjes me Sigal Prishtinën.
Joshua Nurse i është bashkuar skuadrës që bën gara në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit gjakovar në rrjetet sociale.
25-vjeçari luan si alo-qendër, ndërkohë te Vëllaznimi vjen pas aventurës në Bundesligën e Austrisë te BK Kolesterneuburg.
“KB Vëllaznimi prezanton befasinë për tifozët para ndeshjes së sezonit ndaj KB Prishtinës – transferimin e alo-qendrës Joshua Nurse. 25 vjeçari i gjatë 207CM vjen nga Bundesliga e Austrisë ku së fundmi luajti për BK Kolesterneuburg. Në 32 ndeshje ai ishte pjesë pivotale e skuadrës drejt arritjes së synimeve ekipore”.
Më parë ai ka performuar edhe per Kozuvin dhe Dinamo Tbilisin, ku në Gjeorgji ishte prej lojtarëve më të dalluar mesatare prej 10.8 pikë, 12.2 kërcimeve, 1.7 asistimesh dhe 0.8 bllokadash çka dëshmon potencialin e tij të hatashëm. Ai tashmë i është bashkangjitur familjes tonë dhe do të jetë gati për super ndeshjen ndaj KB Prishtinës të shtunën”, thuhet në njoftimin e Vëllaznimit./Lajmi.net/