KB Trepça zyrtarizon kanadezin Elijah Ifeje

KB Trepça ka zyrtarizuar transferimin e ri. Pas lëndimit të Jahsim Floyd, klubi nga Mitrovica ka transferuar basketbollistin kanadez, Elijah Ifeje. Kanadezi Ifeje do të mbulojë pozitën e qendrës dhe alo qendrës te kjo skuadër. Trepça e ka ndërmend që të garojë seriozisht për titull në këtë edicion, pasi klubi e ka kaluar tashmë krizën…

Sport

13/08/2022 14:07

KB Trepça ka zyrtarizuar transferimin e ri.

Pas lëndimit të Jahsim Floyd, klubi nga Mitrovica ka transferuar basketbollistin kanadez, Elijah Ifeje.

Kanadezi Ifeje do të mbulojë pozitën e qendrës dhe alo qendrës te kjo skuadër.

Trepça e ka ndërmend që të garojë seriozisht për titull në këtë edicion, pasi klubi e ka kaluar tashmë krizën financiare dhe objektivat për krye të tabelës janë lehtësisht të prekshëm. /Lajmi.net/